Futboll Kategoria Superiore Sport

CONFERENCE LEAGUE/ Baseli “shkatërron” Partizanin në ndeshjen e parë të vlefshme për raundin e dytë

Bazeli shumë i fortë për Partizanin! Nënkampionët e Zvicrës kanë triumfuar me rezultatin 3-0 në sfidën e parë të vlefshme për raundin e dytë të Ligës së Europës, ndaj skuadrës shqiptare të drejtuar nga Ilir Daja.

Pjesa e parë u mbyll me rezultatin 1-0, falë golit të Stoker në minutën e 43-të, ndërkohë që në fragmetin e dytë të lojës, Bazeli realizoi edhe 2 herë të tjera me anë të Kabral në të 52-të që falë një roveshate spektakolare dyfishoi përkohësisht shifrat, ndërsa në minutën e 80-të, Stoker autori i dopietës, vulosi triumfin 3-0.

Edhe Partizani, pati disa shanse shënimi me anë të Kardozos, por sulmuesi brazilian nuk u tregua i saktë para portës.

Related posts

STATISTIKA me të cilën mburret Seria A, ka lënë pas të gjithë kampionatet e tjera të mëdha

Delo.autor

BISEDIMET ME MANÇESTER SITIN/ Klubi i njohur anglez kërkon shqiptarin e Kosovës

F.autor

LIVE/ Po luhet ndeshja kualifikuese Kukësi-Debrecen. Starton sfida

Delo.autor

Leave a Comment