Futboll Kategoria Superiore Sport

ZYRTARE/ U shpall kampion me Kukësin, mesfushori brazilian prezantohet tek skuadra e…

Zhan Karioka është transferuar zyrtarisht tek skuadra e Dukagjinit. Mesfushori me tipare sulmuese kalon tek skuadra e sapongjitur në elitën e futbollit kosovar nga ekipi i Feronikelit i cili u aktivizua për 3 vite. 33-vjeçari ka qenë pjesë e skuadrës së Kukësit në vitin e fitimit të kampionatit në sezonin 2016/2017 ku ishte në urdhrat e trajnerit Ernest Gjoka. Lajmin e transferimit të Kariokës tek Dukagjini e ka bërë vetë publike klubi nga Klina duke deklaruar mirëseardhjen.

NJOFTIMI I DUKAGJINIT –

“𝐁𝐢𝐞𝐧𝐯𝐞𝐧𝐢𝐝𝐨 𝐚 𝐭𝐮 𝐧𝐮𝐞𝐯𝐚 𝐜𝐚𝐬𝐚,

𝐉𝐄𝐀𝐍 𝐂𝐀𝐑𝐈𝐎𝐂𝐀 𝐃𝐀 𝐒𝐈𝐋𝐕𝐀

Futbollisti brazilian, Carioca, nga tani e tutje magjinë e tij do ta vazhdojë në stadiumin “18 Qershori” në Klinë. Mesfushori me tipare ofensive edhe zyrtarisht është pjesë e Dukagjinit. Jean Carioca vjen nga klubi i Feronikelit, ku ishte aktivizuar për tre vjet.

I lindur më 1 qershor 1988, tridhjetetrevjeçari ka një bagazh të madh në futbollin brazilian, ku është aktivizuar në disa klube të ndryshme. Da Silva Carioca gjithashtu ka luajtur edhe në Shqipëri, ku është shpallur fitues i Kupës me klubin e Kukësit dhe njëkohësisht është paraqitur me këtë klub në garat europiane.

Carioces i urojmë mirëseardhje dhe shumë suksese me logon e klubit të Dukagjinit!”

Related posts

Borusia e Dortmundit rrëmben sulmuesin e Çelsit, Roma mbetet thatë

Q.Autor

FOTO/ Vinicius Xhunior kapet “mat” me një femër në Katar, zbulohet identiteti i bukuroshes kaçurrelese

F.autor

Manchester City nis festën: “Kampion, çfarë ndjenje”

Sadik.Autor

Leave a Comment