Sport Të tjera

FITOI MEDALJE TË ARTË HISTORIKE NË “TOKIO 2020″/ Krasniqi: Speciale të triumfosh në shtëpinë e xhudos

Distria Krasniqi ka shkruar sot emrin e saj me shkronja të arta në sportin botëror, pasi ka fituar medaljen e artë në xhudo për Kosovën në Lojëra Olimpike Tokio 2020. Një triumf i jashtëzakonshëm, pasi sportistja kosovare ka mundur në finale favoriten vendase, Funa Tonaki, duke shkaktuar një nga surprizat e mëdha të aktivitetit.

Të gjithë pritnin një paraqitje dinjitoze të delegacionit të xhudos së Kosovës dhe pritshmëria është realizuar që në ditën e parë me Krasniqin, e cila nuk mbajti dot lotët teksa varte në qafë medaljen në podium.

“Unë jam shumë e lumtur, të dy medaljet e arta kanë ardhur nga një trajner, një skuadër. Ndaj unë jam krenare që jam pjesë e kësaj skuadre. Unë e fitova këtë medalje për këtë skuadër, trajnerin tim dhe sigurisht edhe për veten time. Të fitosh medaljen e artë këtu në Japoni, shtëpinë e xhudos, është shumë speciale”, ishin fjalët e xhudokas kosovare pas përfundimit të finales.

Related posts

ALEXIS SANCHEZ “NGEL NË DERË”/ Manchester United i jep 13 milion paund ta largojë tek…

Delo.autor

ZYRTARE/ Ramadan Ndreu trajneri i ri i Kastriotit, merr përsipër rikthimin në…

Delo.autor

BEFASON BRAZILIANI/ RONALDO IKU nga Reali për të mos PËRFUNDUAR në STOL

Isa.Autor

Leave a Comment