Futboll Seria A Sport

MIQËSORE/ Milan dominon ndeshjen dhe spektakël me goleadë ndaj Modenas

Milani ka vazhduar sot përgatitjet për sezonin e ri me një miqësore kundër Modenas, të cilët skuadra e drejtuar nga Stefano Pioli e ka fituar me lehtësi. Skuadra e Serisë A ka dominuar duelin, duke dhuruar një lojë shumë të mirë dhe shënuar gola spektakolarë në duelin e mbyllur me shifrat 5-0.

Starti i Milanit në këtë ndeshje ishte mbresëlënës pasi që në minutën e 2-të kaloi në avantazh me anë të Brahim Diaz. Në minutën e 5-të, ishte Rafael Leao ai i cili dyfishoi shifrat pas një goditje nga këndi dhe në minutën e 9, shifrat shkuan në 3-0, pasi Tomori tundi rrjetën me një goditje me kokë.

Më pas e kishte radhën Kruniç të shënonte golin e 4-0, ndërsa Teo Hernandez me një goditje shumë të fortë nga distanca pas një goditje dënimi çoi shifrat në 5-0 pa u mbyllur pjesa e parë.

Në fraksionin e dytë të lojës, Pioli ndryshsoi plotësisht formacion, për të parë gjendjen e futbollistëve dhe Milani vazhdoi dominimin, por nuk gjeti më rrugën e rrjetës. Gjithsesi, një fitore e tillë ku titullarët treguan një formë shumë të mirë, me siguri do të kënaqë Piolin, pasi tregoi se ekipi po e nis si duhet edicionin e ri.

Related posts

NDIZET SFIDA INTER-TORINO/ Çmenduri në “San Siro”, realizohen 3 gola në 5 minuta (VIDEO)

Delo.autor

‘ËSHTË I VDEKUR, ËSHTË I VDEKUR”/ Antonio Conte “shpërthen” ndaj gjyqtarit!

Delo.autor

Spanjollët bëjnë golat, Bayerni merr fitoren

Sadik.Autor

Leave a Comment