Futboll Kategoria Superiore Sport

MIQËSORE/ Tirana me Egnatia ndahen në paqë në “Selman Stermasi”

Tirana dhe Egnatia e mbyllën në barazim 2-2 ndeshjen miqësore të luajtur pasditen e sotme në ‘’Selman Stermasi’’.

Rrogozhinasit e nisën seriozisht takimin duke kaluar në avantazh që në minutën e 3-të. Blerja e re, Bledar Lilaj shfrytëzoi më së miri një përgjumje të mbrojtjes bardheblu për të kaluar në avantazh Egantian. Në minutën e 37-të ishte sërish Lilaj i cili përfitoi sërish nga një gafë e Tirnaës në mbrojtje për të realizuar dygolësh në këtë takim.

2 minuta nga fundi i pjesës së parë, blerja më e re Redon Xhixha realizoi një supergol duke ngushtuar diferencën. Pjesa e dytë foli më shumë për Tiranën, teksa blerja tjetër Vesel Limaj realizoi saktësisht nga pika e bardhë e penalltisë në minutën e 50-të të takimit. Mbyllet në barazim ky test i cili i shërbeu dy trajnerëve Orges Shehi dhe Gugash Magani të testonin prurjet e reja

Related posts

LIVE/ Serie A: Mbyllet ndeshja Juventus-Verona. Rezultati 1-1

Delo.autor

E RRALLE/ Ditën kur Maradona refuzoi të prishte gjumin për t’u takuar me Vladimir Putinin

F.autor

MERKATO E VERËS/ U përfol se do të merrte drejtimin e Napolit, trajneri rinovon me skuadrën e tij

Delo.autor

Leave a Comment