Futboll Seria A Sport

E FUNDIT/ Nedved zbulon vendimin për të ardhmen e “Përbindëshit” Ronaldo

A do të qëndrojë Kristiano Ronaldo te Juventusi apo jo? Kjo ka qenë një nga temat më të diskutuara mes tifozëve bardhezinj gjatë dy muajve të fundit, pasi lojtari kishte dhënë sinjale largimi dhe kthimi i Alegrit mendohej se mbyllte dyert për të te torinezët. Vulën të ardhmes së lojtarit ia ka vënë zëvendëspresidenti i Juventusit, Pavel Nedved, i cili ka treguar sot se çfarë do të ndodhë me portugezin.

“Ai do të kthehet këtu, grumbullohet më datë 26 korrik dhe do të qëndrojë me ne”, tha Nedved për “Sky Sport” pas fitores së Juventusit në miqësoren me Çezenën. Paralelisht me këtë deklaratë që vulos vazhdimin e Ronaldos te Juventusi, ai ka folur edhe për Dibala dhe rinovimin e tij.

“Ne kemi kohën e mjaftueshme për rinovimin. Kerubini është në kontakt me menaxherin e tij. Di që do të vijë në Torino në ditët e ardhshme dhe do të ketë një takim. Është një kënaqësi të kesh në skuadër Dibala dhe CR7, ashtu si edhe t’i vendosësh të luajnë bashkë. Alegri ka shumë eksperiencë. Me siguri do ta tregojë. Ndërkohë, sot po përmirëson të rinjtë”, tha drejtuesi i Juventusit.

Related posts

E PABESUESHME/ Pas 30 minutash lojë, vjen goli befasues në Milan – Real Betis (VIDEO)

Isa.Autor

“MUAJT E PARË TEK BARCELONA ISHIN TË VËSHTIRA”/ Rrëfehet Manaj: Ndihem i lumtur tek Specia, objektivi im është…

Delo.autor

MILANI fërkon duart/ Jack Wilshere nuk RINOVON, largohet zyrtarisaht nga Arsenali

Sadik.Autor

Leave a Comment