Futboll Kategoria Superiore Sport

MERKATO E VERËS/ Tirana nuk ndalet me goditjet, firmos me mesfushorin e Shkëndijës së Tetovës…

Klubi i Tiranës ka siguruar një tjetër firmë të rëndësishme për sezonin e ri, duke përforcuar radhët me një lojtar shumë cilësor. Bardheblutë ishin prej kohësh në kërkim të një lojtari për të zëvendësuar Idi Bathën e larguar drejt Rumanisë dhe më sa duket e kanë gjetur atë, pasi mësohet se kanë arritur akordin me mesfushorin i cili ka qenë për shumë vite pjesë e Shkëndijës së Tetovës.

Enur Totre është futbollisti i cili në ditët në vijim do t’u bashkohet bardhebluve, pasi ka arritur akordin me klubin dhe do të vazhdojë karrierën e tij në ekipin kryeqytetas. Mesfushori i qendrës u largua nga tetovarët gjatë kësaj vere dhe pas negociatave me klube të ndryshme ka pranuar që t’i bashkohet Tiranës, ku do të vihet në ditët në vijim nën urdhrat e Orges Shehit.

Related posts

FORMULA 1/ Ferrari merr masat pas debutimit zhgënjyes, disa modifikime për garën e dytë

Delo.autor

DËSHTIMI NË FINALEN E KUPËS SË SHQIPËRISË/ Reagon presidenti i Skënderbeut: Krenar për…

Delo.autor

“TEK MILAN I VETMI QË MË DËSHIRONTE ISHTE PIOLI”/ Calhanoglu: Te Interi zgjodha numrin “20” sepse…

Delo.autor

Leave a Comment