Futboll Sport

PO BËHET VIRALE/ Desh të gjuante penallti por me Pique nuk bëhet shaka, shihni si Manaj dorëzoi topin (VIDEO)

Rei Manaj dëshironte me çdo kusht që të shënonte përsëri me Barcelonën në ndeshjen e tij të parë si titullar. Sulmuesi ia arriti qëllimit në minutën e 25 të sfidës me Zhironën, por pak çaste më parë Zherard Pike ia kishte hequr mundësinë për ta bërë një gjë të tillë.

Katalanasit fituan penallti dhe Manaj ishte i pari që shkoi te topi, duke pretenduar që të gjuante nga pika e bardhë, siç kishte bërë pak ditë më parë në ndeshjen ndaj Gimnastik të Tarragonës. Por këtë herë udhëzimet nga pankina ishin ndryshe dhe në stadium u dëgjua qartësisht të thirrej emri i Pike nga pjesëtarë të stafit teknik.

Manaj, i cili në të kaluarën nuk ka ngurruar edhe të përplaset me shokët e skuadrës për goditje të tilla, as që e provoi të bënte të njëjtën gjë me Pike. Ai i dorëzoi topin në dorë menjëherë mbrojtësit të katalanasve i cili goditi nga pika e bardhë dhe shënoi. Për fat të mirë, Manaj mundi të ngushëllohej pak minuta më vonë, kur gjeti vetë rrugën e rrjetës duke dyfishuar shifrat.

Related posts

Roma, Dzeko: Më ka marrë malli për Spallettin

Q.Autor

Laçi dhe Partizani ndahen në “paqe” pa gola në javën e katërt të Superligës

Isa.Autor

GATTUSO ME DHIMBJE KOKE/ Probleme muskulore për Biglian, ja kur rikthehet në fushë

Isa.Autor

Leave a Comment