Futboll Kategoria Superiore Sport

FSHF KONFIRMON/ Kalendari i Superiores dhe Kategorisë së Parë, ja kur hidhet shorti…

Sikurse njofton zyra e shtypit e FSHF-së, ditën e premte, në ambientet e sallës së konferencave të stadiumit “Air Albania”, do të hidhet shorti për kalendarët e dy kampionateve kryesore të futbollit shqiptar, Superiorja dhe Kategoria e Parë.

Shorti do të nisë në orën 10:00 me përcaktimin e kalendarit të Kategorisë Superiore dhe në 10:30 do të vijohet me caktimin e kalendarit të Kategorisë së Parë. Sipas vendimit të Komitetit Ekzekutiv të FSHF-së, Kategoria Superiore do të fillojë më 11 shtator 2021 dhe do të mbarojë më 26 maj 2022.

Edhe Kategoria e Parë nis po më datën 11 shtator 2021 për t’u mbyllur më 7 maj 2022. Në Kategorinë Superiore, sezonin e ri do të marrin pjesë këto skuadra: Teuta, Partizani, Vllaznia, Laçi, Tirana, Kukësi, Skënderbeu, Kastrioti, Dinamo dhe Egnatia.

Ndërsa në Kategorinë e Parë, ekipet pjesëmarrëse në edicionin 2021-2022 janë Apolonia, Besa, Besëlidhja, Burreli, Bylis, Erzeni, Korabi, Lushnja, Maliqi, Pogradeci, Shkumbini, Tomori, Turbina, Vora, Tërbuni dhe Butrinti.

Related posts

Jose Mourinho kundër ‘VAR’. Nuk është aspak i…

Q.Autor

“MENDOJ SE MUND TË ARRIJMË…”/ James Rodriguez i thur elozhe trajnerit Ancelotti dhe bën premtimin e madh

Delo.autor

NOTAT E KOMBËTARES/ Nga Manaj tek Kumbulla, shihni vlerësimet lojtarëve për paraqitjen ndaj Polonisë

Delo.autor

Leave a Comment