Sport Të tjera

“TOKIO 2020″/ U infektua dy herë me COVID-19, notari britanik fiton medaljen e artë

Notari britanik Tom Dean ka arritur vërtet mrekullinë në Lojërat Olimpike “Tokio 2020”, event ku mendonte se nuk do të shkonte. Ai fitoi medaljen e artë në garën e 200 metrave stil i lirë, ndërkohë që në janar të këtij viti ai ishte në izolim, i infektuar nga koronavirus.

“Para se të rikthesha në pishinë m’u deshën të qëndroja pushim 7-8 javë dhe asokohe, Lojërat Olimpike dukeshin sikur ishin në një planet tjetër. Ndaj, kjo medalje e artë është një fitore e jashtëzakonshme për mua”, tha 21-vjeçari britanik Tom Dean.

Notari britanik ka fituar 2 herë betejën ndaj Covid-19, pasi ai ishte infektuar herën e parë vitin e kaluar. Gjithsesi, në të dyja rastet ai ka qenë asimptomatik (u infektua dy herë brenda 4 muajve). “Të qëndrosh 8 javë pa stërvitje në një sport si ky dhe në fund të fitosh medaljen e artë ëhstë një mrekulli”, tha Tom Dean.

Related posts

FITORJA NDAJ “DJAJVE TË KUQ”/ Ja çfarë i tha Shaqirit pas dy golave ylli i Liverpoolit…VIDEO)

Isa.Autor

REZULTATET ZHGËNJYESE TË EKIPIT/ “Lufta” për shkarkimin e presidentit të Barcelonës, ja numri i firmave të grumbulluara

Delo.autor

Club Brugge shënon EUROGOL kundër Atleticos, barazohet rezultati (VIDEO)

Isa.Autor

Leave a Comment