Futboll Kategoria Superiore Sport

E PAPRITUR TEK KUKËSI/ Mesfushori Ymeri merr vendimin, ndërpret kontratën me verilindorët. Ja postimi…

Mesfushori Ersil Ymeri i ka dhënë fund aventurës së tij tek Kukësi duke e mbyllur 1 vit para përfundimit të kontratës.

Lajmi e bëri të ditur vetë mesfushori nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale, më pas reagoi dhe vetë klubi verilindor duke zyrtarizuar mbylljen e marrëveshjes me shkodranin. Ersil Ymeri iu bashkua Kukësit sezonin e kaluar, duke mos arritur të shënojë asnjë gol me fanellën e verilindorëve.

”Nga ky moment nuk jam me lojtar i Kukesit. Faleminderit!”, shkroi futbollisti në profilin e tij.

Kontrata është ndërprerë me konsensus nga të dyja palët dhe lojtari është larguar në formën e agjentit të lirë, teksa nuk dihet ende e ardhja e Ymerit i cili mund të vazhdojë të qëndrojë në Superiore.

Related posts

LIVE/ Kukësi-Kastrioti, Vjen avantazhi i krutanëve falë Ymeraj

Delo.autor

Gjërat janë serioze, oferta e detajuar për mesfushorin e kombëtares

Sadik.Autor

PEZULLIMI I GJATË SJELL PASOJA/ Gjasula me 7 lojtarë të tjerë dëmtohen që në ndeshjet e para

Delo.autor

Leave a Comment