Futboll La Liga Sport

REAL MADRID MERR LAJMIN E KEQ/ Pas yllit Benzema, një tjetër futbollist infektohet me Covid-19. Ja emri…

Ka filluar në mënyrën më të keqe të mundshme aventura e David Alabës tek Real Madrid, pasi futbollisti është infektuar me Covid-19 një javë pasi u zyrtarizua si lojtar i Realit.

Lajmin e bëri të ditur vetë faqja e klubit teksa ky është rasti i dytë me virus te madrilenët brenda javës, pas infektimit të sulmuesi Karim Benzema pak ditë më parë. Klubi madrilen nuk bëri të ditur gjendjen shëndetësore të austriakut, por futbollisti tashmë është izoluar nga pjesa tjetër e skuadrës dhe nuk do të ketë mundësi të zbresë në stërvitje me shokët e ekipit.

Mbetet për tu parë nëse Alaba do ta nisë si startues ndeshjen e parë të La Liga-s në datën 14 gusht kundër Alaveshit.

Related posts

HUMBËN TURPSHËM/ Por golin e parë në Botëror panamezët e festojnë me lot, puthje dhe…(VIDEO)

Isa.Autor

“NUK DOJA TË BËJA NJË FAULL TË TILLË”/ Aubameyang reagon pas ndërhyrjes së ashpër: Kthehu shpejt!

Delo.autor

SARI KRITIKON SKUADRËN/ Pres më shumë në fazën mbrojtëse

Isa.Autor

Leave a Comment