Futboll Seria A Sport

ZBULON SI REFUZOI OFERTËN E JUVENTUS NË JANAR/ Sulmuesi 38-vjeçar: Ishte thjeshtë një “jo”

Sulmuesi italian, Fabio Kualjarela shquhet për eksperiencën e tij në Serinë A si dhe për golat e shumtë të realizuar.

Prej 5 vitesh, Kualjarela është pjesë e Sampdorias, por vetë sulmuesi zbuloi një ofertë të Juves në janar të këtij viti. 38-vjeçari u shpreh se përgjigja ishte ‘’jo’’, pasi dëshironte të qëndronte tek Sampdoria duke falënderuar përzemërsisht drejtuesit bardhezi.

‘’Është e vërtetë që Juvja më bëri një ofertë, por përgjigja ishte ‘’jo’’ ndaj tyre dhe ‘’po’’ për Sampdorian. Falënderoj Juven pasi ishte një ofertë e çmendur vlerësimi, plus në atë kohë isha 37 vjeç, por jam shumë mirë këtu’’.

Kujtojmë se Kualjarela ka qenë më parë pjesë e Juves në sezonet 2010-2014 ku në 84 ndeshje me bardhezinjtë realizoi 23 gola.

Related posts

LËSHOHET “BOMBA” NGA ANGLIA/ Klubi i Premier League arrin akordin me Inter-in për “Demin” Lautaro

Delo.autor

NDESHJE HISTORIKE NË PREMIER/ Goli i sulmuesit Broja i jep fitoren e parë Southampton

Delo.autor

PAS FITORES NDAJ PARTIZANIT/ Flet trajenri Martini: Duheshin 3 pikët, falenderoj…

Delo.autor

Leave a Comment