Futboll Shqipëri Sport

ZYRTARE/ E prezantojnë si yll, Domgjoni transferohet drejt Superligës zvicerane tek Luzern (VIDEO)

Ish-futbollisti i Laçit, David Domgjoni ka bërë një hap të madh në karrierë duke u transferuar drejt Superligës zvicerane te skuadra e Luzernit.

24-vjeçari pas një sezoni pozitiv me turqit e Menemensporit ka rënë në sy të skuadrës zvicerane e cila e konsideron si një përforcim të madh në fazën defensive. Domgjoni ishte pjesë e Laçit dhe Kastriotit para se të transferohej në Turqi për të pikasur dhe në arenën europiane më pas.

Mbrojtësi ka firmosur një kontratë 2-vjeçare teksa në klubin zviceran Domgjoni është pritur si një yll. Vetë faqja e klubit, ka shpërndarë një video ku shikohet se si 24-vjeçari transportohet në selinë e klubit duke marrë dhe përshtypjet e para. Kujtojmë se te Luzerna më parë janë aktivizuar dhe dy ish-futbollistët e Kombëtares, Migjen Basha dhe Jamir Hyka.

VIDEO

Related posts

IBRAHIMOVIC KUNDËR CR7/ Milan-Juventus, super sfida e Italisë “ndez motorët”

Delo.autor

POLEMIKA DHE DISKUTIME/ “Lamtumira” e Ozil ka habitur edhe Low, Erdogan i “puth sytë”

Isa.Autor

RUSI 2018/ Deschamps: Rabiot ka bërë një gabim gjigant…

Sadik.Autor

Leave a Comment