Futboll La Liga Sport

RIKTHIMI I TIJ NË LA LIGA/ I fiksuar për të bërë historinë te Barcelona, Aguero po trajtohet me… qeliza

Serxho Aguero nuk ka ardhur në Barcelonë për t’u argëtuar në këtë fund karriere. Futbollisti argjentinas është i bindur se në rikthimin e tij në La Liga mund të bëjë mjaft mirë edhe pse është 33 vjeç.

Megjithatë, ai është i vetëdijshëm edhe për dëmtimet që e kanë shoqëruar në sezonet e fundit. Sulmuesi po pret që t’i bashkohet klubit të ri pas pushimeve të Kupës së Amerikës. “Cadena SER” ka raportuar se gjatë këtyre ditëve ai do të bëjë një trajtim special me qeliza për të zgjatuar më shumë karrierën e tij. Ai ka biseduar me mjekun Robert Soler në mënyrë që të bëjë një trajtim me qelizat mëmë për të rigjeneruar kartilagun dhe tendinat e gjurit. Një institut në Barcelonë ka dalë në përfundimin se trajtimi me këto qeliza të rigjeneron trupin, sepse shumëfishohen qelizat mëmë.

Aguero kërkon që t’i harrojdëmtimet dhe dëshiron që të kujdeset sa më shumë për trupin e tij që të ndihmojë katalanasit që të arrijnë objektivat. Aguero pranoi të transferohej te Barcelona, në mënyrë që të bindej edhe Lionel Mesi për qëndrimin e tij te katalanasit. Në sezonin e kaluar ai u operua për shkaktë problemeve në gjurin e majtë dhe humbi shumë ndeshje. Në total, gjatë karrierës së tij, Aguero ka vuajtur 12 dëmtime të rënda.

Tani kërkon që t’u japë zgjidhje këtyre problemeve me këtë trajtim. “El Kun” është i fiksuar që të jetë sa më në formë për aventurën e tij mkatalanasit. Nuk dëshiron të zhgënjejë tifozët që po e presin me padurim të zbresë në stadiumin “Camp Nou”, presidentin që investoi për të dhe mbi të gjitha, Leo Mesin. Ky i fundit po pret me padurim që të luajë përkrah shokut të tij më të mirë.

Related posts

Njeriu që vendosi kualifikimin e Realit, talenti që u ble vetëm 1 mln euro

Sadik.Autor

PAS ELIMINIMIT TË HOLANDËS/ Fjalët e Mourinhos për De Boer bëhen virale: Lexova diçka nga trajneri më i keq…

Delo.autor

Daniele de Rossi: Juventusi favorit, Roma do të bëjë gjithçka për titullin

Q.Autor

Leave a Comment