Futboll Sport

MERKATO E VERËS/ Kaio Jorge drejt këtij klubi të madh, e konfirmon presidenti i Santos

Juventusi po i afrohet gjithnjë e më shumë blerjes së Kaio Jorge. Konfirmimi vjen nga Andres Rueda, president i Santos, pronari i klubit të sulmuesit brazilian 19-vjeçar: “Ne jemi duke negociuar me Juventusin për Kaio Jorge, ende nuk kemi vendosur nëse do të shitet menjëherë, ose do të largohet në janar, pas përfundimit të kontratës.

Nuk është e vërtetë që ne jemi të këqij në negociata, por nuk donim ta shisnim Kaio. Megjithatë, e gjejmë veten të detyruar nga kontrata”. Talenti i ri ka kontratë me Santos deri në dhjetor. Kjo do të thotë se në janar mund të largohet me parametra zero në cilin klub të dëshirojë.

Related posts

PAS FITORES NDAJ FLAMURTARIT/ Mema: Duhet të ndërhymë në merkato, ja ku po shikojmë…

Isa.Autor

Europa League, Partizani mbyll përgatitjet për sfidën ndaj NK Maribor

Sadik.Autor

BOMBASTIKE dhe NUDO/ Holly Peers, muza e Manchester City për dëmtimin e De Bruyne

Isa.Autor

Leave a Comment