Futboll Shqipëri Sport

POSTON PAMJET E “AIR ALBANIA” DHE PYET NDJEKSIT/ UEFA: Ku ndodhet ky stadium? (FOTO)

Faqja zyrtare në rrjetet sociale e UEFA Europa League ka publikuar këtë të shtunë katër foto të stadiumit kombëtar “Air Albania” dhe pyet ndjekësit e vet se ku ndodhet ky stadium.

Postimi është për të rikujtuar ndjekësit se në këtë stadium do të zhvillohet finalja e parë e Conference League më datën 25 maj të vitit që vjen.

Faqja zyrtare e Uefa Europa League numëron plot 16 milionë e 258 mijë ndjekës, teksa të shumtë kanë qenë fansat që nuk kanë qenë të informuar se ky ndodhet ky stadium.

Stadiumi “Air Albania” u inagurua në vitin 2019 në ndeshjen përballë Francës, ku i pranishëm ishte edhe presidenti i UEFA-s, Ceferin. “Air Albania” konkurroi rrishtaz për një finale dhe arriti të fitojë finalen e parë të Conference League.

Related posts

“TOKIO 2020″/ E konfirmon vetë kreu komitetit, Pfizer dhuron vaksina për atletët në prag të Lojërave Olimpike

Delo.autor

LËSHON “BOMBËN”/ Ronaldo: Juventus është ekipi më i mirë se…

Isa.Autor

ANGLIA 10 ME YLL/ “Tre luanët” frikësojnë rivalët, në Botëror shkojnë si favorit

Delo.autor

Leave a Comment