Sport Të tjera

FORMULA 1/ Aksident masiv në Hungari, pesë pilotë dalin nga gara në xhiron e parë (VIDEO)

Formula 1 vazhdon sagën e incidenteve teksa në garën e sotme në Hungari 5 pilotë kanë ndërprerë garën si pasojë e përplasjes në xhiron e parë.

Protagonist u bë piloti i Mercedesit, Valteri Botas i cili rrëshkiti duke marrë para Maks Verstapen dhe në po atë kthesë Lens Stroll goditi Çarles Leklerk. Piloti holandez ia doli të hyjë në pistë të vazhdojë garën ndërsa nga gara dolën Stroll, Perez, Norris, Leklerk dhe Botas.

Por piloti i Ferrarit, Leklerk reagoi menjëherë në rrjetet sociale duke e quajtur përplasjen si një lojë boulingu duke marrë komente të shumta pozitive në mbështetje.

Related posts

INTER KËRKON PËRFORCIME NË JANAR/ Ideja e fundit është një super goditje me kosto zero

Delo.autor

Milan pranë huazimit të lojtarit të Real Madrid

Sadik.Autor

“TREGON SE SA I MADH ËSHTË…”/ Gjesti ndaj Coutinho tregon madhështinë e një ylli si Lionel Messi!

F.autor

Leave a Comment