Futboll Premier League Sport

ZYRTARE/ Liverpool rinovon kontratën me portierin Alisson, ja detajet e marrëveshjes…

Sot ishte ditë rinovimesh në shtëpinë e Liverpulit ku pas mbrojtësit Trent Aleksandër Arnold dhe mesfushorit Fabinjo ka rinovuar kontratën dhe portieri Alison Beker.

Për Beker do të jetë kontratë 6 vjeçare duke e blinduar nga çdo ofertë e mundshme. Alison shikohet si pika kyçe në fazën defensive të Liverpulit pasi për të u shpenzuan plot 62 milionë euro në vitin 2018, atë sezon që u transferua nga Roma.

Lajmin e bëri të ditur vetë faqja e Liverpulit në kanalin zyrtare duke marrë miratimin e mijëra fansave të ‘’redsave’’. Alison arriti një sukses historik në vitin 2019 duke u renditur i 7-të në listen e pretendentëve për ‘’Topin e Artë’’. Në 130 paraqitje për Liverpulin, braziliani e ka mbajtur portën të paprekur 57 herë duke treguar dhe arsyen pes Liverpuli i beson kaq shumë.

Related posts

KATAR 2022/ Pas 14 minutash lojë, sulmuesi Domineco ndëshkon Irlandën e Veriut (VIDEO)

Delo.autor

Tërboi tifozët e United pas eliminimit nga Sevillia, ja ç’farë deklaronte Mourinho në 2004 kur mposhte ‘djajtë’

Q.Autor

NË KOHË KORONAVIRUSI/ Mesfushori Costa kalon momente romantike me të dashurën në karantinë (FOTO)

Delo.autor

Leave a Comment