Futboll Sport

FUTBOLLI GJERMAN NË ZI/ Djali i legjendës Mikael Balak ndërron jetën në moshën 18-vjeçare

Një lajm i tmerrshëm për legjendën e futbollit Mikael Balak. Sipas njoftimeve të mediave, djali i tij Emilio pësoi një aksident të enjten mbrëma në Portugali dhe si për pasojë ka ndërruar jetë në moshën 18-vjeçare.

Djali i legjendës gjermane, Emilio Balak ka bërë aksident teksa ka qenë duke ngarë motorin e tij me katër rrota në jug të Lisbonës, aty ku familja Balak qëndronte për pushime. 18-vjeçari është një ndër tre djemtë që gjermani ka me ish-gruan e tij Simone.

Lajmi ka hidhëruar të gjithë duke treguar solidarizim të madh në shenjë të ish-futbollistit. Mikael Balak luajti 98 herë për ekipin kombëtar gjerman midis viteve 1999 dhe 2010. Nga viti 2004 ai ishte kapiten i skuadrës. Në karrierën e tij ai luajti për Shemnitzer Kaizerslauten, Bajern Leverkusen, Bajern Mynih dhe Çelsi.

Related posts

PREMIER LEAGUE/ Guardiola mbetet pa fjalë kur pyetet për yllin e Arsenalit

Q.Autor

Motra e Ronaldos vrer ndaj arbitrit: Turp i futbollit, duan të më shkatërrojnë vëllanë

Isa.Autor

Thirrja e fortë e Gjicit: Riktheni Policinë e Shtetit, përkundrazi bllokojmë kampionatin!

Isa.Autor

Leave a Comment