Futboll Sport

“PO DERDHIN LOTË KROKODILI”/ Babai i Messit hedh akuza të forta ndaj klubit: Është mirë për Barçën që ne të mos vazhdojmë

Gazetari spanjoll David Bernabeu, i cili u nis menjëherë për tek shtëpia e Messit pas lajmit për largimin e tij, zbuloi se Jorge Mesi, babai i sulmuesit argjentinas, ka hedhur akuza të forta ndaj drejtuesve të klubit.

Ai ka thënë se “është mirë për Barçën që ne të mos vazhdojmë” dhe se ata po derdhin “lot krokodili”. Sipas gazetarit të Deportes Cuarto, babai i Messit nuk ishte i befasuar me lajmin që djali i tij nuk ka vazhduar me klubin.

Mesi ka qenë pjesë e Barcelonës për 21 vite. “Pleshti” i qëndroi besnik klubit që e rriti si futbollist në momentet më të vështira, por deklarata zyrtare e Barçës mbrëmjen e djeshme nuk i ka pëlqyer aspak Messit dhe njerëzve pranë tij.

Related posts

E VËRTETA E IRINA SHAYK/ Ja pse u ndava nga Ronaldo

Isa.Autor

WEST BROM-MANCHESTER UNITED/ Mesfushori Fernandes rihap sfidën me një SUPER GOL për “Djajtë e Kuq” (VIDEO)

Delo.autor

LIVE/ 2 gola për 2 minuta, Skënderbeu hedh ‘nokaut’ Flamurtarin në Kupë

Sadik.Autor

Leave a Comment