Futboll La Liga Sport

BARCELONA MERR LAJMIN E KEQ/ Aguero mungon 10 javë, shtohen shanset për qëndrimin e Manajt

Barcelona ka marrë një tjetër lajm të keq, pas largimit të Leo Messi. Sulmuesi i afruar në këtë merkato, Sergio Aguero, pësoi dëmtim ditën e djeshme dhe pas testeve të kryera, është zbuluar se do të mungojë 10 javë.

Ka qenë vetë klubi katalanas, që ka zbuluar se sulmuesi argjentinas do të mungojë më shumë se dy muaj.

Aguero ka probleme me tendinën në pulpën e djathtë të këmbës dhe nëse gjithçka shkon mirë, pritet të jetë gati në muajin nëntor.

Kjo mund t’i japë një mundësi sulmuesit të Kombëtares, Rey Manaj, të qëndrojë te Barcelona dhe të jetë pjesë e ekipit të parë, të paktën deri në janar, me shpresën se mund të ketë minuta dhe të lërë përshtypje të mira te trajneri.

Related posts

ÇMENDET MESSI/ “PLESHTI” i ka kërkuar BARCELONËS të transferoi këtë SUPER lojtar

Isa.Autor

BISEDIME TË AVANCUARA/ Partizani pranë transferimit të futbollistit shkodran

F.autor

VEPRIMI I ÇUDITSHËM/ Dele Alli zbulon se nga i ka ardhur frymëzimi i festimit të golit

Isa.Autor

Leave a Comment