Bundesliga Futboll Sport

I JEP FUND POLEMIKAVE PËR TË ARDHMEN E BOMBERIT POLAK/ Oliver Kahn: Lewandowski është i paprekshëm

Oliver Kahn ka folur për të ardhmen e Robert Lewandowskit te skuadra e Bajernit. Numri dy i klubit gjerman tha për sulmuesin polak se nuk parashikon asnjë lëvizje.

“Robert Levandovski nuk është në shitje dhe për këtë arsye ai do të vazhdojë të jetë një lojtar i rëndësishëm i Bajernit. Me të duam të fitojmë dhe në sezonin që vjen.

Ai është shumë i rëndësishëm për ne. Nuk na ka shfaqur asnjë kërkesë largimi dhe ndaj është e kotë që të vazhdojmë të flasim për këtë temë”, tha Kahn gjatë një takimi me mediat në qendrën stërvitore të skuadrës bavareze.

Zërat për një kalim të Levës te Çelsi u shuan pasi këta të fundit kanë arritur akordin me sulmuesin e Interit, Romelu Lukaku i cili do të jetë pjesë e bluve të Londrës për sezonin e ri.

Related posts

HUMBI SHUMË EMRA TË MËDHENJ GJATË VERËS/ Simeone flet për largimet: Grizman dhe Godin ishin të rëndësishëm, por më e dhimbshme ishte…

Delo.autor

ANALIZON “SHPËRTHIMIN” E INTER/ Trajneri Conte: Gati të bëjmë diçka të jashtëzakonshme, historike

Delo.autor

S’kanë fund problemet te Partizani, këtë herë shkaktar janë…

Sadik.Autor

Leave a Comment