Futboll Kategoria Superiore Sport

KA SHKËLQYER ME TIRANËN/ Titullari i “bardhebluve” sërish në radarët e Ferencvaros, ja emri…

Tirana ka një plejadë lojtarësh të rinj, dalë nga akademia që po vlejnë jo vetëm në aspektin sportiv me atë që kanë treguar në fushë, por edhe në aspektin ekonomik për vlerën në treg që përfaqësojnë.

Marsel Ismajlgeci është një nga emrat e talenteve të akademisë, që këtë verë ka pasur disa interesime klubesh dhe oferta të bëra apo edhe refuzuar nga klubi për të mos hequr lehtësisht dorë nga shërbimet e tij.

Së fundmi, emri i mbrojtësit të majtë të ftuar edhe në Kombëtare është shfaqur sërish në listën e dëshirave në skuadrën hungareze të Ferencvaroshit.

Mbetet për t’u parë nëse skuadra e Uzunit do të bëjë një ofensivë të fundit për shërbimet e mbrojtësit apo do të mbesë gjithçka në kuadrin e interesimeve dhe vëzhgimeve.

Related posts

CHAMPIONS LEAGUE/ Pas një krosimi nga Silva, Gabriel Jesus ndëshkon për Manchester City-n (VIDEO)

Delo.autor

VIDEO/ City ndëshkon United, Lukaku bën një gabim foshnjërak

Q.Autor

(VIDEO) E pabesueshme çpo ndodh në ‘Allianz Arena’, Werder në avantazh ndaj Bayern

Q.Autor

Leave a Comment