Futboll Ligue 1 Sport

SURPRIZON ME DEKLARATËN/ Legjenda Stojckov: Historia e Messit është një gënjeshtër e madhe

Hristo Stojçkov nuk është aspak i qartë për atë që ka ndodhur te Barcelona me Lionel Mesin. Legjenda bullgare e katalanasve thotë se në këtë histori ka gënjeshtra dhe të pavërteta të mëdha, por vetëm koha do t’i tregojë.

Ai sigurisht që thumboi drejtuesit e klubit për mënyrën e gabuar në menaxhimin e skuadrës. “Është diçka e vështirë që të pranosh largimin e Lionel Mesit. Ai ishte legjenda dhe lideri i skuadrës. Ka bërë histori këtu dhe besoj që nuk do të zëvendësohet nga të tjerët.

Nuk e kam kuptuar ende se çfarë ndodhi, por kjo histori është me shumë të fshehta dhe ka një gënjeshtër të madhe në mes. Nuk e di kur do të zbulohet, por klubi mund të kishte bërë më mirë për ta mbajtur dhe për ta rinovuar kontratën e tij. Barcelona ka humbur shumë në aspektin sportiv dhe në atë të imazhit. Duhet shumë punë për ta korrigjuar këtë situatë”, ka thënë Stojçkov.

Related posts

E PAPRITUR/ Tare i bën “nder” Inter: Nuk do të interesohemi më për Kumbullën

Delo.autor

Nis takimi në “Otkrytiye Arena”, Argjentina e Islanda synojnë pikë të plota

Sadik.Autor

GLADIATORI/ RAMOS në versionin RAMBO: Video me 25 milionë shikime po “çmend” rrjetet sociale

Isa.Autor

Leave a Comment