Futboll Sport

KUMBULLA ME FAT! Siguron një vend në formacion pasi dëmtohet i preferuari i Mourinhos

Marash Kumbullës i ka buzëqeshur fati për t’i treguar Murinjos vlerat e tij. Trajneri portugez kërkonte më shumë eksperiencë në qendër të mbrojtjes duke i besuar fillimisht dyshes Smalling-Mancini, ndërsa Ibanez-Kumbulla garantojnë gjithashtu siguri, por do të përdoreshin si mundësi e dytë. Megjithatë planet nuk shkuan siç priteshin pasi Smalling ka pësuar një dëmtim muskular në stërvitje.

Shkalla e dëmtimit nuk dihet ende, por sipas mediave italiane mbrojtësi do të mungojë ndaj Trabzonspor në “Play-Off” të Conference League, ndërsa shihet e pamundur edhe aktivizimi i tij në ndeshjen e parë të Serisë A me Fiorentinën. Kështu Kumbulla do të ketë mundësinë për të treguar vlerat e tij dhe ta bëjë Murinjon që ta shoh si zgjedhje të parë.

Related posts

PANKINA KUQEZI/ Reja me “valixhe në duar”, ish-futbollisti i Interit mbetet në “radarin” e Shqipërisë

F.autor

LIVE/ Luhet ndeshja e kthimit në turin e parë të Championsit, Shkëndija-Nomme Kalju. Rezultati 0-1

Delo.autor

Franca supersticioze? Ja gjesti që bënë “gjelat” gjatë nxehjes para finales për t’i sjellë fat

Isa.Autor

Leave a Comment