Futboll Sport

MOMENT PANIKU/ Shmanget tragjedia në Turqi, lojtari mbetet pa frymë dhe plaset në tokë (VIDEO)

Një tjetër moment dramatik në futboll! Fabrice Nsakala është futbollisti i tretë i cili në pak kohë pëson kolaps duke humbur ndjenjat në fushë.

31-vjeçar, i cili është pjesë e skuadrës turke të Gaziantep, gjatë pjesës së dytë, në sfidën ndaj Beshiktashit u rrëzua në tokë, teksa mbeti pa frymë duke i traumatizuar të gjithë. Ndërhyrja e mjekëve ishte e menjëhershëm, me lojën e cila u ndërpre për disa minuta.

Nsakala u dërgua menjëherë në spital me ambulancë. Ndërkohë që u mor vendimi që ndeshja të vijonte, duke përfunduar në barazim pa gola.

Mediat turke raportojnë se për fat të mirë futbollisti është në gjendje të mirë dhe po mbahet nën vëzhgim nga mjekët. Për më tepër shikoni momentin dramatik të rrëzimit të futbollistit 31-vjeçar në minutën e 71-të të sfidës.

VIDEO

Related posts

Kupa e Italisë/ Përfundon barazim derbi Milan-Inter, ndeshja shkon në shtesë

Q.Autor

Manchester United kërkon shërbimet e Saul, Atletico i tregon shifrën ‘stratosferike’

Q.Autor

BOMBA NGA ANGLIA/ Bajerni 88 milionë euro për yllin e Liverpulit

Delo.autor

Leave a Comment