Futboll Sport

PO BËHET VIRALE/ Përjetësohet në rrugë përqafimi triumfator Mancini-Vialli në “Euro 2020”

Në stadiumin “Bressan”, artisti ndërkombëtar i rrugës, Ozmone, krijoi një murale të madhe për të festuar dhe përjetësuar përqafimin mes trajnerit Roberto Mancini dhe krahut të tij të djathtë e mikut të ngushtë, Gianluca Vialli, pas triumfit në Kampionatin Europian të kësaj vere.

Mes imazheve të finaleve të “Euro 2020”, njëri nga të gjithë do të mbetet i “stampuar” në zemrat dhe kujtimet e të gjithëve italianëve, por jo vetëm: përqafimi mes Roberto Mancinit dhe Gianluca Vialli.

Ishte momenti shpërthyes e tepër emocionues, pas pritjes vendimtare të Donnarumma në “ruletën” e penalltive, teksa koha e rregullt dhe ajo shtesë kishte përfunduar në barazim me Anglinë, në finalen e “Wembley”.

Ajo penallti i kurorëzoi axurrët si kampionët e rinj europianë. Në atë përqafim kishte gëzim, zemërim, kompensim dhe rilindje. Ishte gëzimi i një Europiani të sapo fituar, pas atij të zbehurit e të largëtit të vitit 1968.

Ishte zemërimi për një fat të mbrapshtë që nuk u duhej më kampionëve, shfryrja e një kombi që fillimisht u përkul nga një virus i panjohur dhe i tmerrshëm, rigjallërimi i një lëvizje futbolli që dukej se kishte humbur deri para disa vitesh, kur Italia mbeti jashtë “Rusi 2018”, Botërorit të fundit.

Related posts

Liverpool-Tottenham, Kane përballë mbrojtësit më të shtrenjtë

Q.Autor

SHQIPËRI-ANDORRË/ Stadiumi i boshatisur, shikoni çfarë ndodh në “Elbasan Arena” (VIDEO)

Delo.autor

Mirabelli: Milan do të nënshkruajë me Reinën

Sadik.Autor

Leave a Comment