Futboll La Liga Sport

MUNGON VETËM ZYRTARIZIMI/ Atletico bën një tjetër goditje, siguron shërbimet e talentit brazilian…

Altetiko Madrid bën një tjetër goditje në merkato duke siguruar shërbimet e talentit brazilian Mateus Kunja.

22-vjeçari luan në Gjermani tek skuadra e Hertës së Berlinit, por mungon vetëm zyrtarizimi. Operacioni do të finalizohet mbi bazën e 30 milionë eurove.

Objektiv i Atletiko Madrid ishte ylli i Serisë A, Dushan Vlahoviç, por pretendimet e larta të Fiorentinës bën që madrilenët të tërhiqeshin. Kunja mund të luajë si sulmues i dytë dhe i parë, teksa sezonin e kaluar u bë protagonist me 8 gola dhe 7 asiste në të gjitha ndeshjet me Hertën.

22-vjeçari ra në sy me performancën fantastike në Lojërat Olimpike duke shënuar gol në finalen kundër Spanjës, për t’i dhënë Brazilit medaljen e arit.

Related posts

BASTET/ Ndeshja e kthimit kundër Shirokit, Vllaznia favorite për triumfin

Delo.autor

LIVE/ Po luhet finalja e Copa America Brazil-Peru. Rezultati 1-1

Delo.autor

NUK E DINIMIN/ MODRIC nuk është UNIK, në KROACI janë edhe 23 të tjerë

Isa.Autor

Leave a Comment