Futboll Premier League Sport

CR7 U RIKTHYE NË “OLD TRAFDORD”/ Sa i kushtoi Ronaldo për Manchester United dhe cila do të jetë paga e tij…

Cristiano Ronaldo është rikthyer në Old Trafford pas 12 vitesh, kur u largua për Real Madridin, në vitin 2009.

Ai ka lënë Juventusin dhe do ta veshë fanellën e Djajve të Kuq edhe njëherë para se t’i varë atletet përgjithmonë.

36-vjeçari do të nënshkruajë kontratë dy vjeçare dhe fo të fitojë afër 30 milionë euro neto në sezon.

Ai i ka kushtuar Unitedit 15 milion euro, plus tetë të tjera do t’i jepen Zonjës së Vjetër në formë bonusesh.

Në etapën e parë në Angli, nga viti 2003 deri më 2009, Ronaldo bëri 292 paraqitje dhe shënoi 118 gola.

Ai ka fituar disa trofe me Djajtë e Kuq, përfshirë edhe Ligën e Kampionëve. /Gazeta Express/

Related posts

(FOTO) “Shikoni kush ka ardhur për të më takuar sot”, Icardi njofton mbërritjen e ‘perandorit’

Sadik.Autor

“NUK MË KA NDODHUR ASNJËHERË NË KARRIERËN TIME”/ “Bomberi” Lukaku tregon kërcënimin e Contes

Delo.autor

MERKATO E VERËS/ Dakordësi verbale, Dinamo pranë transferimit të portierit që shkëlqeu në Superiore. Ja emri…

Delo.autor

Leave a Comment