Futboll Seria A Sport

MILAN-CAGLIARI/ “Kuqezinjtë” e Piolit kërkojnë fitoren e dytë në këtë kampionat (FORMACIONET ZYRTARE)

Do të startojë në orën 20:45, në stadiumin “San Siro”, sfida Milan-Kaljari, e vlefshme për javën e 2 të Serisë A italiane.

Kuqezinjtë e Stefano Piolit do të tentojnë fitoren e dytë në këtë kampionat pas asaj ndaj Sampdorias në transfertë, për të pasur vazhdimësi dhe për të marrë maksimumin në fillimin e kampionatit.

Milani ka hedhur po të njëjtët lojtarë si ndaj Sampdorias në “Luigi Ferraris” ku fitoi minimalisht 0-1 falë golit të Brahim Diazit.

FORMACIONET ZYRTARE –

MILAN – (4-2-3-1): Manjo; Kalabria, Tomori, Kjaer, Teo Hernandez; Kruniç, Tonali, Salemakers, Brahim Diaz, Leao; Zhiru. Trajner: Stefano Pioli.

CAGLIARI – (3-5-2): Radunoviç; Çepiteli, Godin, Karboni; Nandez, Marin, Strotman, Dejola, Dalbert; Zhoao Pedro, Pavoleti. Trajner: Leonardo Sempliçi.

Related posts

MOMENTE GAZMORE/ Mesfushori Asani e “pëson” nga miku i tij, ja çfarë i ndodh… (VIDEO)

Delo.autor

“SHERR” PËR FOTON E ENVER HOXHËS/ Zyrtari i FSHF apel ish-zëdhënëses: Ma hiq atë m*t aman…

Delo.autor

KAOS NË PREMIER LEAGUE/ Anulohet një tjetër ndeshje, Arsenal nuk luan të martën. Ja shkaku…

Delo.autor

Leave a Comment