Formula 1 Sport Të tjera

FORMULA 1/ Akuza: Pikët në garën e Belgjikës si një dhuratë për Krishtlindje

Piloti spanjoll i Alpine, veterani Fernando Alonso, e ka quajtur qesharake menaxhimin e garës së fundit të Formula 1, të zhvilluar në Belgjikë. Sipas tij, pikët që u dhanë në këtë garë ishin si një “dhuratë” për pilotët, ndërkohë që u zhvilluan vetëm 3 xhiro për shkak të kushteve të vështira atmosferike.

“Ishte një ditë e keqe për të gjithë, por për disa nga kolegët e mi ishte një Krishtlindje e parakohshme, pasi iu dhanë disa dhurata. Ne nuk garuam, ata thjesht mbajtën pozicionet që kishin dhe morën pikë. Një situatë skandaloze, pasi unë që isha i 11-ti nuk pata mundësinë të dueloj”, tha Fernando Alonso.

Related posts

RISIA/ Facebook do të transmetojë “live” ndeshjet e Premier League

Isa.Autor

PRITET TË HIDHET NË DISKUTIM/ Ndryshime në rregullat e futbollit, kjo është ideja e re

Delo.autor

HARRY KANE BRAKTIS TOTTENHAM/ “Bomberi” anglez mund të bëhet “djall”

F.autor

Leave a Comment