Futboll Kombëtarja Shqipëri Sport

SFIDA NDAJ ÇEKISË PËR “EURO 2023″/ Mehmeti: Jemi lojtarë me kualitet të lartë, shkojmë për…

Kombëtarja Shpresa, vazhdon përgatitjet për ndeshjen eliminatore ndaj Republikës Çeke, që do të luhet në transfertë më 6 shtator, në orën 18:00.

Trajneri Bushi pasi ka plotësuar grupin është duke zhvilluar nga dy seanca stërvitore në ditë, për të qenë në formë maksimale përpara një transfertë të vështirë. Ndërkohë ditën e sotme, në një prononcim të dhënë për faqen zyrtare të FSHF-së, mesfushori Anis Mehmeti që aktivizohet me Uikomb në Angli u shpreh:

“Ndihem shumë i mirë dhe skuadra më ka pritur shumë mirë. Po përgatitemi t për ndeshjen me Republikën Çeke. Unë besoj se rezultati duhet të jetë fitore për ne. Do të punojmë shumë fort të gjithë këtë javë dhe ishalla kthehemi nga Çekia me fitore. Kjo skuadër është e fortë.

Ne jemi shumë lojtarë me kualitet të lartë dhe presim ndeshjen me Çekinë. Unë personalisht e ndjej veten shumë mirë, skuadra më ka pritur shumë mirë. Kam pasur ndeshje para dy ditësh por tani jam përqendruar këtu për Kombëtaren shqiptare”, deklaroi Mehmeti.

Related posts

Giroud drej largimit nga Chelsea, s’është në planet e Sarrit

Sadik.Autor

Zyrtare: Coutinho merr lajmin e hidhur gjatë testeve mjekësore te Barcelona

Q.Autor

“FITUAN TRIPLETËN”/ Sneijder “spiunon” Eto’o: Atë e bëj vetëm për Mourinhon…

Isa.Autor

Leave a Comment