Futboll Kategoria Superiore Sport

MERKATO E VERËS/ Goditje e trefishtë, zbulohet pakti i Dinamos me klubin e Apolonisë

Me ardhjen e Mario Gjatës, bëhen katër futbollistët e Dinamos që sezonin e fundit ishin pjesë e Apolonisë. Më parë janë bashkuar me blutë portieri Romeo Harizaj, mesfushori Rimal Haxhiu dhe sulmuesi anësor Redon Mihana, të gjithë me të kaluar fierake.

Nga klubi është konfirmuar se Haxhiu ka ardhur në formë huazimi, ndërsa për të tjerët ndryshon marrëveshje. Dje klubi blu zyrtarizoi edhe Mihanën.

“Mesfushori anësor është zyrtarisht pjesë e Dinamos. Prej ditësh nën urdhrat e trajnerit Shkëmbi, 22-vjeçari pas disa sezoneve të suksesshme ka bindur stafin dinamovit për ta bërë pjesë të organikës së bluve”, citohej në njoftimin e klubit.

“Panorama Sport” mëson se për Gjatën, Mihanën dhe Harizajn është bërë një marrëveshje 3-vjeçare, nga ku 80% e kartonit në sezonin e parë i mbetet Apolonisë.

Në rast se lojtarët shiten në janar, Dinamo përfiton vetëm 20%. Çdo sezon që kalon blutë fitojnë terren, pasi është vendosur një klauzolë e tillë që në sezonin e dytë, kartoni mbetet 60% në pronësi të fierakëve dhe 40% për blutë. Synimi është që lojtarët e afruar nga Apolonia të vazhdojnë të luajnë në Superiore me Dinamon dhe të rrisin vlerën e tyre për t’u shitur në klube jashtë vendit.

Related posts

FITORJA NDAJ GETAFES/ Kross pas ndeshjes: Duhej të isha në gjumë…

Isa.Autor

VDEKJA E GRUAS/ Prezantuesi kritikohet ASHPËR pas batutës që bëri për Ferdinand

Isa.Autor

LIGA E KOMBEVE/ PO MAHNISIN: KOSOVA drejt Ishujve Faroe për suksesin e radhës

Isa.Autor

Leave a Comment