Futboll Sport

ZYRTARE/ Ish-sulmuesi i Interit e nis aventurën në Brazil, firmos me skuadrën e…

Pasi zgjidhi në mënyrë konsensuale kontratën e tij me skuadrën e madhe argjentinase, Boka Zhuniorsin, ish-sulmuesi i Interit dhe i Lacios, Mauro Zarate do ta nisë aventurën e tij në Brazil.

34-vjeçari argjentinas ka firmosur një kontratë me skuadrën e Amerika Futboll Klub, e cila militon në elitën e futbollit brazilian.

Këtë lajm e ka bërë vetë publike klubi i Amerikës me anë të postimeve në kanalet e saja zyrtare.

Mauro Zarate përveç Interit dhe Lacios më parë ka mbajtur veshur edhe fanellat e skuadrave të Uatfordit, Velez, Al-Nasr, Fiorentinës, Uest Hemit, QPR-së, Al-Sadit dhe Birmingamit.

Related posts

JO VETËM MBAPPE/ Ja rastet e tjera kur PSG “burgosi” futbollistët, por shpesh doli i humbur

F.autor

Chelsea ultimatum Romës për Dzekon, vendos vetë sulmuesi boshnjak

Q.Autor

U SULMUA NGA TIFOZËT PAS DISFATËS NË “EL CLASICO”/ Koeman: Diçka normale, më shumë u shqetësova për…

Delo.autor

Leave a Comment