Futboll Seria A Sport

I DASHURUAR ME BLERJEN E FUNDIT TË JUVENTUS/ Cassano: Për të kthehem në stadium

Antonio Kasanio rrallëherë mund të lavdërojë Juventusin. Por duket se këtë herë ka fjalë të mira për bardhezinjtë pas lëvizjes së fundit në merkato. Ata afruan holandezin Mohamed Ihataren, të cilin e kaluan menjëherë në huazim te Sampdoria.

Një lëvizje që ka entuziazmuar Kasanon, i cili ka folur për këtë lojtar në “Bobo Tv”. “Ditën që di që luan Ihataren, do të kthehem në stadium për herë të parë që kur jam larguar nga futbolli i luajtur pasi shkoj të shoh futbollin që dhurojnë futbollistët me cilësi.

Do t’i dërgoj një mesazh Kualjarelës që ma vë veshin, duke i thënë që duhet ta marrë në patronazh, pasi ky është një fenomen. Dhe të mos e lënë në harresë, përndryshe do të hidhem në fushë të bëj kontestim”, ishin fjalët e ish-futbollistit italian.

Related posts

MBROJTËSI I KOMBËTARES HERO NË FRANCË/ Shpëton ekipin nga turpërimi në…

Delo.autor

LIVE/ Champions League: Mbyllet ndeshja PSG-CLub Brugge. Rezultati 4-1

Delo.autor

“TOPI I ARTË”/ Statistikat flasin për CR7, po dyshja franceze shihet si favorite

Isa.Autor

Leave a Comment