Sport Të tjera

“US OPEN”/ Tenisti Djokovic avancon në raundin e tretë, triumfojnë edhe Zverev e Berrettini

Janë mbyllur ndeshjet e raundit të dytë të grand slam të US open për meshkuj në tenis.

Numri 1 në botë, serbi Novak Djokovic, fitoi me lehtësi 3-0 (6-2, 6-3, 6-2) ndaj holandezit T.Griekspoor. Ndeshje e dominuar nga Djokovic, që avancon më tej. Në raundin e tretë shkon edhe gjermani Alexander Zverev, numri 4 në botë, që mundi po 3-0 (6-1, 6-0, 6-3) spanjollin Ramos Vinolas.

Një biletë për në raundin e tretë siguron kanadezi Denis Shapovalov, numri 7 në botë, që mundi 3-0 spanjollin Baena. Më tej avancojnë edhe italianët Matteo Berrettini e Andreas Seppi, francezi Gael Monfils, japonezi Kei Nishikori si dhe amerikanët Jock Sock e Reilly Opelka.

Related posts

PARA NDESHJES NDAJ TURQISË/ Alban Bushi: Do të mundohemi të bëjmë lojën tonë, edhe pse kemi…

Delo.autor

BOTERORI/ Brazili “zgjohet” në pjesën e dytë, Richarlison “merr për dore” Seleciaon

F.autor

SPEZIA-JUVENTUS/ Gyasi dhuron spektakël dhe ndëshkon “Bardhezinjtë” me një SUPER GOL (VIDEO)

Delo.autor

Leave a Comment