Futboll Premier League Sport

RRËFEN PRAPASKENËN E TRANSFERIMIT/ Bomberi Lukaku: Interi më nxori nga mu*i, por unë doja Chelsea…

Rrëfimi i sinqertë i Romelu Lukakut. I intervistuar nga transmetuesi belg “hln.be”, ish-sulmuesi i Interit, i cili u transferua te Chelsea në merkaton e kësaj vere, zbuloi sfondin e negociatave për kthimin e tij te Blutë e Londrës. “Big Rom” pranoi se dëshira e tij ishte me të vërtetë të kthehej në Londër:

“Me ofertën e tretë të Chelsea, e dija se ishte diçka serioze dhe nuk isha më në në Milano me mendjen time. Chelsea ofroi 110 milionë euro, plus Zappacosta, por Interi tha “jo”. Unë shkova në zyrën e Inzaghi për të gjetur një marrëveshje. Isha fizikisht tek Interi, por me mendjen time tashmë ndodhesha te Chelsea. Interi më nxori nga mu*i (bataku), do t’i kisha lënë zikaltrit vetëm për Blutë e Londrës”.

Disa fjalë edhe për “Euro 2020”: “Eliminimi me Italinë? Ata na tejkaluan taktikisht dhe me futboll teknik”.

Related posts

DEPORTIVO MUND MALAGAN ME “POKER”/ Vetëm një mrekulli mund të shpëtojë Baren me shokë

F.autor

Rezultatet zhgënjyese/ “Tifozat Kuq e Zi” thumbojnë lojtarët: Duam djersë…(FOTO)

Isa.Autor

AKSIDENTOHEN DUKE U KTHYER NGA NDESHJA/ Vdes futbollisti i Çekisë

Delo.autor

Leave a Comment