Futboll La Liga Sport

MBLEDHJA E ÇUDITSHME TEK BARCELONA/ Fati i një Kampioni Bote u vendos me lot dhe përqafime

Samuel Umtiti dukej i destinuar për t’u larguar këtë verë nga Barcelona. Mbrojtësi kishte qenë jashtë planeve të trajnerit Kuman dhe tifozët e vunë në shënjestër, pasi nuk aktivizohej e për më tepër as nuk kishte pranuar të ulte rrogën në një moment krize.

Por një mbledhje shumë e çuditshme në klub vulosi fatin e tij dhe qëndrimin e mëtejshëm të mbrojtësit që u shpall Kampion Bote me Francën, në radhët e katalanasve edhe për një tjetër sezon në pritje të momentit për të treguar se sa vlen. Sipas “Mundo Deportivo”, në gusht Laporta prit lojtarin në zyrën e tij, pasi mbrojtësi kishte kërkuar që të sqarohej kjo situatë një herë e përgjithmonë.

Presidenti kishte filluar ashpërsisht të kritikonte lojtarin, në praninë e 2 drejtuesve të tjerë të klubit. Futbollisti ndërkohë fajësoi shërbimin mjekësor në klub për diagnostikimin e gabuar të dëmtimit dhe fazën e rikuperimit, ndërsa tregoi se mjekë shumë të njohur jashtë klubit kishin vërtetuar se tashmë ishte pranë kthimit të plotë. Kur Laporta filloi të ulte tonin dhe pranoi se edhe klubi nuk i kishte qëndruar afër në momentin e vështirë, raportohet se Umtiti shpërtheu në dënesa para presidentit, duke kujtuar vuajtjet që kishte kaluar me dëmtimet e njëpasnjëshme në vitet e fundit.

Takimi u mbyll me një përqafim mes palëve dhe ai ishte momenti kur u vendos që Umtiti të vazhdonte te Barcelona

Related posts

LIVERPOOL-MANCHESTER CITY/ Pas një asist nga Salah, ylli Mane ndëshkon “Qytetarët” me një “PERLË” (VIDEO)

Delo.autor

Spektakël në derbin e Londrës/ Treshja spanjolle e CHELSEAS “fundos” ARSENALIN (VIDEO)

Isa.Autor

SPECIALE/ Njihuni me 10 skuadrat që kanë fituar më shumë ndeshje në historinë e Kupës së Botës!

Sadik.Autor

Leave a Comment