Sport Të tjera

FORMULA 1/ Zyrtare, Hamilton humbet shokun e besuar të skuadrës sezonin e ardhshëm

Vallteri Bottas do të largohet nga Mercedes në fund të këtij sezoni. Piloti finlandez do të qëndrojë në Formula 1, por do të garojë me makinën Alfa Romeo Racing.

Lajmi u konfirmua nga drejtuesit e makinës Alfa Romeo përmes rrjeteve sociale. Bottas ka nënshkruar një marrëveshje 2-vjeçare dhe do të ketë si shok skuadre Antonio Giovinazzi.

Bottas do të zërë vendin e një tjetër finlandezi, Kimi Raikkonen, që do të largohet nga Formula 1 në fund të këtij viti. Bottas numëron 9 fitore dhe 17 “pole position” në karrierën e tij.

Bottas ishte konsideruar nga Lewis Hamilton si shoku më i mirë i skuadrës që kishte patur në karrierën e tij. Ai kishte kërkuar që finlandezi të qëndronte te Mercedes edhe sezonin tjetër.

Related posts

Transferimi i Hysajt kthehet në telenovelë, menaxheri tregon lëvizjet e reja

Sadik.Autor

Juventus rinovon me yjet, Dibala i pari në listë

Sadik.Autor

LARTËSON MBAPPE DHE “PËRKËDHEL” GRIEZMANN/ Trajneri Deschamps: Më vjen keq ndonjëherë sepse…

Delo.autor

Leave a Comment