Sport Të tjera

“US OPEN”/ Grand Slam me surpriza, ja tenistet që sigurojnë fazën çerekfinale

Emra surprizë janë kualifikuar në çerekfinalet e grand slam të US Open për femra në tenis, turne që po zhvillohet në Nju Jork.

Tenistja 18-vjeçare britanike Emma Raducanu, arrin për herë të parë në një fazë të tillë. Ajo mundi 2-0 (6-2, 6-1) amerikanin Shelly Rogers. Në çerekfinale ajo do të luajë ndaj zviceranes Belinda Bencic, që në raundin e katërt fitoi 2-0 (7-6, 6-3) ndaj polakes Iga Swiatek.

Kualifikohet për në çerekfinale edhe numri 4 në botë, tenistja çeke Karolina Pliskova, që mundi 2-0 (7-5, 6-4) rusen Anastasia Pavlychenkova. Përballë saj do të jetë Maria Sakkari e Greqisë, që mposhti 2-1 (6-7, 7-6, 6-3) kanadezen Bianca Andreescu, fituese e US Open dy vite më parë.

Related posts

E KRYER/ Vrsaljko zyrtarizohet te Interi, publikohen detajet e kontratës

Isa.Autor

E BUJSHME/ Ceremonia e hapjes e “Paris 2024” në lumin Sena dhe jo në stadium

Delo.autor

JUVENTUS-LIVERPOOL/ 34 vjet nga finalja e Brukselit që u shndërrua në tragjedi për futbollin (FOTO)

Delo.autor

Leave a Comment