Futboll Kombëtarja Shqipëri Sport

SFIDA NDAJ SAN MARINOS/ Abrashi lë grumbullimin me Kombëtaren për shkak të dëmtimit. Ja kur rikthehet…

Mesfushori i Kombëtares Amir Abrashi pësoi një dëmtim në kyçin e këmbës në sfidën ndaj Hungarisë duke lënë fushën e lojës në minutën e 69-të.

Kësisoj mesfushori do të humbasë sfidën që Kombëtarja do të luajë ditën e nesërme ndaj San Marinos. Abrashi ka lënë grumbullimin me Kombëtaren sot për tu rikthyer në Zvicër aty ku do të ndjekë me kujdes dëmtimin në kyçin e këmbës.

Lajmin e bëri të ditur vetë faqja e Grasshoperit ku aktivizohet futbollisti kuqezi, duke shkruar ndër të tjera se 31-vjeçari do të qëndrojë jashtë fushë për 1 muaj, duke i rikthyer përsëri në ndeshjet që Kombëtarja do të luajë në tetor, por nuk dihet ende nëse mesfushori do të jetë në formën e duhur për trajnerin Edi Reja

Related posts

Pogba në pritje për të mësuar se çfarë do të ndodhë me të ardhmen e tij

Sadik.Autor

Fiorentina-SPAL, 50 vjet më vonë dhe historia e pathënë e monedhës!

Sadik.Autor

EUROPA LEAGUE/ Gafë e pabesueshme nga portieri Strakosha, realizon një autogol (VIDEO)

Delo.autor

Leave a Comment