Futboll Kategoria Superiore Sport

SFIDA NDAJ “DURRSAKËVE”/ Daja provon Damçevskin në qendër të mbrojtjes. Ja formacioni i mundshëm…

Partizani ka kryer dje seancën e dytë stërvitore të javës anti-Teuta. Të kuqtë do të luajnë në transfertë ditën e premte në “Elbasan Arena” përballë kampionëve të Shqipërisë. Daja ka një kontingjent të plotë në dispozicion, ndërsa afrimi më i bujshëm i “demave të kuq”, Ergys Kaçe, është stërvitur i diferencuar.

Ajo që bie në sy te seancat stërvitore të Partizanit është mungesa e disa futbollistëve të rinj, si Balla, Hasa e të tjerë, të cilët mund të kalojnë tek ekipi U-21. Ndërsa pjesa tjetër e ekipit është e plotë dhe pa probleme.

Madje, edhe Musta, Marku e Zhunior, që kanë vuajtur nga dëmtimet këtë verë, janë në 100% të formës së tyre dhe duken gati për sfidën e parë të Superiores përballë Teutës.

Daja ka provuar këtë formacion në stërvitje: Hoxha në portë, Gligorov në të djathtë dhe Musta në të majtë. Belica dhe Damçevski në qendër të mbrojtjes. Trajneri ka projektuar Damçevskin si titullar, para Shehit dhe Sotës. Në mesfushë, Rrapaj, Marku e Murataj, ndërsa në sulm, Cara dhe Zhunior nga krahët, ndërsa Lukas Kardozo në qendër.

 

Related posts

Humbja nga Napoli, a e dini çfarë ka bërë Buffon?

Sadik.Autor

Kukësi merkato te Flamurtari, nis kontaktet me 2 futbollistë

Sadik.Autor

SOLSKJAER DREJT SHKARKIMIT/ Bie pista “Zidane” për Manchester United, ish-madrilenin e pengon… gruaja

Delo.autor

Leave a Comment