Formula 1 Sport Të tjera

“BORA NUK ËSHTË IDEALE, NE…”/ Gruaja e Schumacher rrëfen për herë të parë si ish-piloti e parandjeu aksidentin

Për herë të parë që nga aksidenti i rëndë i legjendës të Formula 1, Majkëll Shumaker, tetë vjet më parë, gruaja e tij Korina ka folur për gjendjen e pilotit duke treguar dhe disa detaje për të.

“Është shumë e qartë se Majkëll më mungon çdo ditë, dhe jo vetëm mua, fëmijëve, familjes, babait të tij, të gjithë ata që janë rreth tij. Të gjithëve u mungon Majkëll.

Unë kurrë nuk e fajësova Perëndinë përse ndodhi kjo tani. Ishte vërtet fat i keq. Nuk mund të kesh më shumë fat të keq në jetë. Pak para ngjarjeve në Alpet Francez, Majkëll tha: Bora nuk është ideale, ne mund të fluturojmë për në Dubai.

Ne jetojmë së bashku në shtëpi, bëjmë gjithçka në mënyrë që Majkëll të jetë mirë dhe që ai të ndiejë solidaritetin tonë familjar.

Është e rëndësishme që ai të vazhdojë të shijojë jetën e tij private sa më shumë që të jetë e mundur. Majkëll na ka mbrojtur gjithmonë, tani ne e mbrojmë atë”, tha Korina Shumaker.

Këto fjalë vijnë nga filmi “Shumaker”, i cili do të jetë në dispozicion nga 15 shtatori në NETFLIX, ku theksohet karriera unike e ish-pilotit, por nuk mbetet jashtë as tragjedia e dhjetorit të 2013.

Related posts

Olimpiada/ Dënimi i Rusisë do të hiqet me një kusht

Q.Autor

KUALIFIKIMI NË KATAR/ “Çmim” për 10 gola ndaj San Marinos, Anglia feston fitoren me…pica (VIDEO)

Delo.autor

MILAN E KËRKONTE PREJ KOHËSH/ Ylli i Udineses një hap larg firmës me Atletico Madrid. Ja detajet…

Delo.autor

Leave a Comment