Tashmë është zyrtare, Andrija Filipoviç është lojtari më i ri i Partizanit. Sulmuesi kroat vjen nga radhët e kampionëve të Sllovenisë, Mura duke përforcuar sulmin e “demave” për sezonin e ri. Me afrimin e kroatit, skuadra e Ilir Dajës, tashmë është kompletuar plotësisht, teksa sulmuesi ka firmosur kontratë 2-vjeçare.
24-vjeçari është cilësuar si afrim më bujë pas më parë Filipoviç është aktivizuar dhe me Sienën në Itali dhe ka qenë pjesë e disa skuadrave si Rijeka, Gorica e Nak Brenda në Holandë.
Lajmin e bëri të ditur vetë faqja e Partizanit në “Facebook” duke i uruar mirëseardhjen sulmuesit kroat.
Postimi i Partizanit
ZYRTARE 
ANDRIJA FILIPOVIĆ LOJTARI MË I RI I PARTIZANIT
