Breaking News Futboll Kombëtarja Shqipëri Sport

BOTËRORI 2022/ Shqipëria mposht me “MANITA” San Marinon dhe merr vendin e dytë në grupin I

Kombëtarja shqiptare e kthen në festë ndaj San Marinos. Kuqezinjtë shënojnë pesë gola, duke regjistruar një nga triumfet më të thella. Ishte Manaj ai që shënoi në pjesën e parë, duke zhbllokuar shifrat.

Në të dytën erdhën radhazi golat e tjerë. Qazim Laçi shënoi golin e dytë pas një gjuajtje perfekte në cepin e portës. Pastaj ishte radha e Brojës, që edhe njëherë tjetër tregon se edhe zëvendësues mund të shënojë.

Furia kuqezi nuk ndalet, pasi më pas kapiteni Hysaj shënon golin e katërt. I dyti për mbrojtësin shkodran me fanellën kuqezi. Në golin e pestë Broja tregohet altruist, duke ia dhënë Uzunit të shënojë. Shqipëria merr vendin e dytë në grup, pasi Anglia mposhti Poloninë 1-0.

Related posts

U MUND NGA KASTRIOTI/ Daja “gjen” FAJTORIN: Nuk fituam sepse me këta kushte…

Isa.Autor

NEYMAR I BEFASUAR/ PSG-ja e gatshme të dëgjojë ofertat për shitjen e brazilianit

Delo.autor

KËRKON PËRFORCIME NË EKIP/ Reali futet në konkurrencë me Barcelonën për yllin e Premier League…

Delo.autor

Leave a Comment