Basketball Sport Të tjera

NBA/ Harden e Durant kërcënojnë rivalët, stërvitje së bashku gjatë pushimeve

Skuadra e Brooklyn Nets kërkon që sezonin e ri të arrijë atë që nuk mundi ta realizojë sezonin e fundit, të fitojë titullin kampion në NBA. Te skuadra ju-jorkeze ka mjaft yje, nga Kevin Durant te James Harden e Kyrie Irving, një ekip që konsiderohet favorite për titull në Konferencën e Lindjes.

Dëmtimet e shumta penguin Nets të arrinin objektivn sezonin e fundit, por duket se situata është më e mirë tani. Dy nga yjet e këtij ekipi, Durant dhe Harden, ndodhen në Mykonos të Greqisë për pushime. Gjithsesi, kjo nuk i ka ndaluar që të stërviten së bashku, për të qenë gati për sezonin e ri.

Ata po stërviten së bashku në një palestër në Mykonos, e rezervuar enkas për ta. “Këtë sezon presim shumë nga skuadra, nga vetja jonë. Nëse nuk do të kemi probleme dëmtimi, atëherë mund të jemi në majë”, u shpreh Kevin Durant, që bashkë me “mjekrën” Harden synojnë të shkruajnë historinë.

Related posts

REZULTOI POZITIV ME KORONAVIRUS/ Mustafa: Tani jam mirë, më kishte marrë malli për…

Delo.autor

ARRIN MARRËVESHJEN PËR 5 VITE ME BARCELONËN/ Ja prapaskenat e rinovimit të Mesit

Delo.autor

Lajmi i shumëpritur, Ferguson del nga koma dhe flet me familjarët

Sadik.Autor

Leave a Comment