Futboll Kategoria Superiore Sport

“DO BUÇASI PRAPË JEHONA”/ Tirana promo speciale me këngë e valle për startin e kampionatit (VIDEO)

Tirana po bën përgatitjet e fundit për startin e ri të kampionatit ku në javën e parë bardheblutë do të ndeshen me Skënderbeun në stadiumin ‘Selman Stermasi’.

Për të karikuar tifozët e saj, Tirana ka publikuar një promo mjaft interesante duke bërë një miks pamjesh e këngësh nga origjinat e futbollistëve bardheblu.

Në video natyrisht protagonist janë vetë lojtarët e Tiranës të cilët ja marrin valles në fushën stërvitore si për të treguar frymën pozitive që ka skuadra para startit të kampionatit.

Me kontingjentin e krijuar, Tirana pritet të jetë një ndër skuadra pretendente për titull këtë sezon pas një sezoni të kaluar jo fortë të mirë, ku ndërruan dhe 3 herë trajnerin.

VIDEO

Related posts

VAZHDON TË SHKËLQEJË NË KAMPIONATIN BJELLORUS/ Gol dhe festë, Bakaj dërgon Shakhtyorin në finalen e kupës (VIDEO)

Delo.autor

Lazio shfaq interes për mesfushorin e Barclelonës

Sadik.Autor

“Tërmet” në Rusi, Suedia shtang gjermanët dhe shënon golin e avantazhit (VIDEO)

Sadik.Autor

Leave a Comment