Futboll Kategoria Superiore Sport

NIS ME KËMBË TË MBARË/ Teuta mposht Partizanin në “Elbasan Arena” falë golit të Gjiorgev

Teuta e nis si kampione sezonin e ri të Kategorisë Superiore! “Djemtë e Detit” triumfuan ndaj Partizanit  me rezultatin 1-0 në “Elbasan Arena”, në sfidën e vlefshme për javën e parë të kampionatit.

Gafa e Alban Hoxhës në minutën e 18-të u shfrytëzua më së miri nga sulmuesi Gjiorgev, që devijoi saktë topin në rrjetë, duke i dhuruar 3 pikë të arta durrsakëve…

Pavarësisht përpjekjeve, të kuqtë e Ilir Dajës nuk arritën të gjenin rrugën e rrjetës, teksa Stenio Zhunior, kishte shansin e artë të shënonte, por braziliani gaboi nga pika e bardhë e penalltisë të akorduar me VAR. Në versionin “alla Zhorzhinjo”, sulmuesi e Partizanit e dërgoi topin jashtë kuadratit.

Related posts

Juventus fiton me përmbysje dhe “prek” titullin në Serie A… (VIDEO)

Sadik.Autor

LIVE/ Tirana-Skënderbeu, Krasniqi shpërdoron një mundësi të artë ndaj bardhebluve

Delo.autor

Presidenti i Flamurtarit sfidon Blendi Fevziun: Me numra dhe kualitet, e them me krenari se jam…

Isa.Autor

Leave a Comment