Bundesliga Futboll Sport

KA DITËLINDJEN/ I papërsëritshëm, “Kaiser” i Bayernit dhe Gjermanisë feston 76-vjetorin

Franz Beckenbauer lindi në Giesing, sot një zonë e njohur e Mynihut, më 11 shtator 1945. Unik në stilin dhe elegancën e lojës dhe pastërtinë e gjesteve të tij teknike, falë karizmës dhe aftësisë për të udhëhequr ekipin natyrshëm dhe me autoritet, duke e çuar atë drejt fitoreve, ndaj mori pseudonimin “Kaiser”, ose “Perandor”.

Beckenbauer ishte futbollisti më i madh që ka pasur ndonjëherë futbolli gjerman, një kampion i jashtëzakonshëm, i aftë të ishte mesfushor brilant në fillim të karrierës së tij dhe më pas të bëhej “libero” i pakrahasueshëm.

Ai dinte të krijonte në lojë dhe t’u shërbente shokëve të skuadrës në mënyrë të përsosur. Pastaj, kur ishte e nevojshme, të ndalonte kundërshtarët e tij me një ndërhyrje vendimtare. Të gjitha i bënte me të njëjtën klas dhe natyrshmëri, çka e çoi të fitonte gjithçka me Bayern Munich dhe kombëtaren e Gjermanisë Perëndimore. Në nivel personal fitoi dy “Topa të Artë”.

Ai mban një rekord absolut: atë të qenit i pari në historinë e futbollit që fitoi Kupën e Botës së pari si lojtar dhe më pas si trajner. Sot legjenda gjermane e futbollit feston 76-vjetorin e lindjes. Bota e futbollit e uron atë për shëndet e lumturi edhe shumë vite të tjera.

Related posts

STATISTIKAT/ Broja është lideri i ri i Premier, vetëm një zbulim i Manchester United rivalizon me shqiptarin

Delo.autor

Tjetër befasi, Icardi te Manchester United?

Q.Autor

“IZOLOI” LUKAKUN/ Gjimshiti më i miri në fushë: Ishte një lojë shumë e…

Delo.autor

Leave a Comment